“Mos na bëj drejtoreshën në shtëpi”, Brisida Shehaj tregon për ndarjen para një viti: Po kaloj një fazë…

119
0

Korrdinatorja e njësisë Antikorrupsion në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj, së fundmi ka ardhur me një rrëfim ndryshe nga herët e tjera.

Shehaj përveç karrierës së saj dhe detyrave në disa poste të rëndësishme, është ndalur edhe te jeta e saj private.

Ajo ka treguar lidhjen e saj të fundit të dashurisë ku u shpreh se detyra e saj në punë ka ndikuar në atë marrëdhënie.

“Në raportin tim të fundit që kam pasur para një viti e ca ishte…dhe kjo më ka ndjekur gjatë gjithë kohës. 25 vjeç jam bërë drejtor për herë të parë. Kam qenë e pavarur financiarisht, kështu më kanë rritur prindërit.

Gjatë gjithë kohës e kam pasur pavarësinë financiare që të mos isha e varur nga një bashkëshort apo nga një i dashur. Liria financiare të jep liri për të marrë vendime. Unë kam vendosur gjithmonë mbi lekun. Në çdo raport që kam pasur, kishte një lloj vështirësie në marrëdhënien me mua se më thoshin “mos na bëj drejtorin në shtëpi””, tha Shehaj për “News24”.