Mos ju rëntë halli të kaloni aty! Njihuni me rrugën në Shqipëri që duhet ta keni frikë (Video)

541
0

Ju mund të thoni që si kjo rrugë ka kudo! Por jo! Ajo tani ka marre madje edhe nje emer te ri.

Aksi nacional Elbasan-Librazhd është kthyer në makth për banorët e Labinotit Fushë dhe quhet edhe rruga e 100 aksidenteve.

Mungesa e sinjalistikës, tejkalimi i shpejtësisë mungesa e ndriçimit, nënkalimeve apo mbikalimeve këtu po merr çdo ditë jetë njerëzish, kryesisht kalimtarë të cilët nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër përveç se të ndajnë të njëjtën rrugë me automjetet.

Një natë më parë, një 74-vjeçar gjeti vdekjen sapo doli nga shtëpia teksa u përplas nga një automjet, drejtuesi i së cilës u largua nga vendngjarja.

Ky nuk është rasti i parë që Top Channel trajton rrezikshmërinë e këtij aksi rrugor, por deri tani asnjë masë nuk është marrë dhe situata këtu mbetet e njëjtë.

Rreth 5 vite më parë, Arif Qosja u përplas nga një automjet në këtë segment, ai shpëtoi për mrekulli kur edhe mjekët nuk i dhanë shpresë për jetën, sot ai dhe banorë të tjerë të Labinotit bëjnë apel që të ndërhyhet sa më parë për të shpëtuar jetën e banorëve të kësaj zone.