Mos harroni çadrën/ Surprizat e motit për ditën e sotme

383
0

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa në territorin shqiptar, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë orëve të paradites por orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin sërish përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë paraqitet me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Jugperëndim të vendit. Ndërsa orët vijuese do ti shtojnë vranësirat në të gjithë Republikën e Kosovës duke gjeneruar reshje shiu dhe stuhi afat-shkurtra breshëri. Mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin ndërprerje të reshjeve në pothuajse të gjithë territorin.