Mos hani as vezë e as mish pule për 1 muaj, Eksperti i ushqimit ngre ALARMIN

185
0

Eksperti i ushqimit, Abdyl Sinani, ka folur mëngjesin esotëm lidhur me gripin e pulave, pas ngordhjes masive të tyre.

Sinani u kërkoi qytetarëve që për një periudhë kohore një muaj mos konsumojnë mishin dhe vezët e pulës.

“Virusi nuk përhapet vetëm nga pularitë, por nga shpendët që janë në ajër, ata e përhapin me shpejtësi të madhe. E kanë përhapur përmes ajrit, feçeve të tyre, dhe prandaj po infektohet i gjithë vendi.

Së bashku me AKU të gjithë pularitë që kanë një pjesë pulash që kanë ngordhur ku dhe një pjesë pulash janë therur dhe kanë kaluar në frigorifer. Duhet detyrimisht të futtet në 4 gradë, se përndryshe nuk duhet të lejohen.

Vezët janë prodhuar, secili nga ju të çajë një vezë, dhe nëse lëngu i vezës është i ngjitur me të verdhën, pra nuk është i lëngshëm, atëherë kjo është në rregull kjo vezë, por në këtë situatë që jemi, me këtë sëmundje që është tani, asnjë vesh nuk do konsumohet. Në këtë rast duhet t’i lëmë vezët fare,” tha ai në Wake Up.