Mos e humbisni: Ja video kur Klement Balili ndahet me të afërmit

774
0

I shumëkërkuari Klement Balili është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit mëngjesin e kësaj të marte.

Ai është dorëzuar në afërsi të Finiqit rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm pas negociatave të nipit të tij Rigels Balili me policinë. Klement Balili ka vendosur tre kushte për dorëzimin; mos ekstradimin në Greqi, proces të drejtë dhe kushte të mira në qeli.

Report Tv siguron pamjet ekskluzive të momentit kur Balili dorëzohet në polici mëngjesin e sotëm.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket duke u përqafuar dhe përshëndetur me familjarët dhe të afërmit e tij. Më pas Balili u shoqërua në drejtim të Tiranës nga eskorta e Policisë së Shtetit ku i pranishëm ishte edhe drejtori Ardi Veliu. Report Tv siguron edhe pamjet kur ai u shoqërua nga eskorta në masa të forta sigurie drejt kryeqytetit.

Pamjet janë siguruar nga gazetari Artan Hoxha.