Mori medalje nderi nga Rama, efeketivja pjesë e skandalit të policisë me të miturën e humbur

48
0

Në skandalin e Policisë së Shtetit që u bë publik ditën e sotme ku punonjësit shkëmbenin mesazhe jonjerëzore për të miturën e humbur prej disa ditësh, ka qenë e përfshirë dhe Ina Nuka, efektivja e cila mori vëmendje publike kur u plagos rëndë në gishtat e dorës gjatë një proteste të banorëve të Astirit dhe më pas u takua edhe me kryeministrin Rama i cili në shpërblim i puthi duart dhe e vizitoi pas ndërhyrjes së kryer në dorë. Ina e pyet “çfarë vit prodhimi është shef?, ndërsa a ii përgjigjet që është modeli i fundit.

Biseda vijon më poshtë me komentet e policëve, ku njëri i drejtohet Nukës ta shohë të renë “nga parakolpi”, me efektiven që i përgjigjet “Si urdhëron shef. Fshati që duket s’ka nevojë për kallauz”.

Më tutje i njëjti efektiv që komunikon me Nukën thotë se duhen pyetur punëtorët e një lokali që kishte kallëzim atë ditë, ndërsa Nuka përgjigjet duke thënë se subjekti, pra adoleshentja e humbur, “nuk lëviz nëpër ato zona” dhe se ka “drejtim të saktë me objektive të qarta për jetën”.