Mori makinen “BMW”-në me qira, 31-vjeçarin nga Tirana e gjen belaja pas 4 muajsh

638
0

Të marrësh një makinë me qira është ndoshta zgjidhja më e mirë e mundshme kur nuk e posedon një të tillë dhe ke një rrugë të gjatë përpara.

Mirëpo, ekziston edhe mundësia që makinën e marrë me qira ta “pronësosh” kundër ligjit dhe parametrave të kontratës.

Rasti i tillë është një 31-vjeçar nga Babrruja, Tiranë, i cili ka marrë me qira një makinë tip “BMW” që në 23 prill të këtij viti duke paraqitur një dokument identifikimi me gjeneralitete të rreme në kompaninë e shtetasit Sh. B., dhe pasi ka mbaruar afati kohor i marrjes me qira, nuk ia ka kthyer më mjetin kompanisë.

31-vjeçari, i shpallur në kërkim është kapur ditën e sotme nën masën “Arrest me burg” me akuzat “Mashtrim” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.