16.5 C
Tirana

Mori 15 kg djath me vete nga Shqiperia, emigranti shqiptar merr gjobën e majme: Mire qe me mbajten djathin por..

Date:

Share:

Një emigrant shqiptar, banues në Salzburg, ndërsa kthehej nga pushimet për në Austri, kishte marrë në makinën e tij djathë dele. Ai ndalohet nga kufitarët në Kroaci, të cilët i vendosën një gjobë prej rreth 1000 euro.

48-vjeçari shqiptar, për ndërrimin e viteve kishte qenë për vizitë te familja në vendlindjen e tij dhe të hënën, më 3 janar, ai kishte vendosur të kthehej në Austri. Një nga familjarët e tij i kishte dhënë atij 15 kilogramë djath dele të përgatitur nga vetë familja.

Kur 48-vjeçari është kontrolluar në kufirin serbo-kroat, zyrtarët e kufirit kroat kanë vërejtur djathin, pasi ndalohet rreptësisht transporti i mishit apo produkteve të qumështit si person privat.

Shqiptari i Salzburgut nuk e kishte idenë se gjoba do të ishte kaq e lartë. “Zotërinjtë nga dogana më thanë që tani duhet të paguaj rreth 996 euro, në të kundërt nuk do të më kthenin pasaportën”, tha shqiptari për portalin austriak “heute.at”.

Kështu që ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të paguante gjobën. Ai gjithashtu duhej të hidhte djathin e shijshëm të deleve në vend. “Një gjobë është në rregull, por shuma është tepër e lartë”, shtoi ai.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.