Monstra i Selenicës, Ritvani bën kërkesën befasuese nga burgu

473
0

I tmerrshmi i Selenicës, Ritvani që i mori jetëm tetë kushërinjve të tij, kërkon libra për të lexuar. Nga momenti kur u arrestua ai qëndron në një nga qelitë e paraburgimit të policisë se Vlorës. Një burim i tha ABC News se ishte habitur kur Ritvan Zykaj herë pas here kërkon libra të ndryshëm për të lexuar.

Nuk ka shfaqur ndonjë preferencë, por është mjaftuar me atë që i kanë afruar. Ndër librat kryesore që i janë futur në qeli janë ato fetare. Të njëjtat burime i treguan ABC News se 24-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë çast irritimi apo agresiviteti.

Nuk kundërshton për asgjë, as ushqimin dhe në ajrim del rrallë. Prej tre muajsh, ai qëndron vetëm dhe asnjë person nuk bisedon me të. Familjarët e tij vazhdojnë të mos e takojnë dhe të paktët njerëz që e shohin janë policët e paraburgimit.

Ndërkohë dosja pritet të shkojë në gjykatë së shpejti. Prokuroria është në pritje të akt-ekspertimit psikiatrik dhe për këtë proces Ritvani qëndroi një javë në Tiranë, në spitalin e burgut. Në të njëjtën kohë akuza është në pritje edhe të tabelave fotografike nga policia shkencore, ato të kqyrjes së vendit të ngjarjes.

Ritvan Zykaj do të gjykohet nga Gjykata e Vlorës.