Skip to content

Monica tregon zgjimin e ëmbël që i bën Lorikut në mengjez

    Ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, pesë vite më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij italiane, Monica-n.

    Ata janë kthyer në një ndër çiftet më të njohur të showbizit shqiptar, të cilët herë pas here tërheqin vëmendjen e publikut me postimet me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

    Ditën e sotme, Monica ka treguar në Instastory zgjimin e ëmbël që i ka bërë Lorikut, duke i vendosur mëngjesin gati në shtrat.

    “Zgjohu burri im zgjohuu”, shkruan ajo gjysmë shqip dhe gjysmë italisht krahas fotos ku Loriku ndodhet në shtrat.