Momenti epik! Eni Çobani këndon bashkë me Isain për t’i mbushur mendjen Zejnepes ta falë

51
0

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Isai së bashku me gruan e tij Zejnepen të cilët kanë një shqetësim të madh. Isai ka patur një tokë prej 16mijë e 92 m2, në Thanasaj, Lushnje. Një pjesë të tokës vresht ia ka dhënë vëllait dhe pretendon që të marrë atë pjesë tokë që vëllai i ka dhënë në këmbim.

Ky këmbim nuk është bërë me dokumente dhe vëllai sot këtë truall ai e ka vënë në emrin e vet dhe pjesën e tij ai nuk ia ka dorëzuar. Pra vëllai ka mbajtur edhe tokën e Isait dhe të vetën.

Përveç ndihmës që kërkon nga Eni Çobani për ta zgjidhur këtë problem, Isai ka probleme edhe me bashkëshorten e tij, e cila mban qëndrim dhe nuk flet me të për shkak të problemit me tokën. Ai është munduar që gjatë gjithë seancës së ndërmjetësimit t’i këndojë vargje dashurie dhe duke i folur ngrohtë, por Zejnepe nuk është bindur aspak nga fjalët e Isait dhe i thotë se do pajtohen vetëm kur ajo tokë të jetë e saj dhe e fëmijëve.

Isai: Më jep një shans të lutem Nepi!

Eni Çobani: Tani është fundi dhe të takon vetëm ty fundi, nuk duam t’i japim fund ne të dy, as unë, as Arditi, fundi është i joti. Fundin e di ti si do i drejtohesh Zejnepes.

Isai: Nepi të lutem vetëm dy fjalë të fundit dhe të ëmbla. Lis më lis dhe dru më dru, qaj për sytë e zi. Mos na prish jetën të lutem.

Zejnepe: Jo, jo e ke prishur vetë ti.

Isai: O Diti çfarë t’i bëj mo?

Ardit Gjebrea: Ti ta përqafosh.

Isai: Po nuk pranon pra. Unë do marr zonjën Eni, ti Zejnepen që të takohemi. Ose unë e kam nga ti, dua të më rregullosh ti.

Zejnepe: Pa rregulluar tokën jo.

Isai- Eni Çobanit: Oj nëna gjirokastrite, gjiri jot me qumësht drite, më bëj një të mirë moj, të lutem.

Eni Çobani: Hajde Isa, hajde me mua.

Eni Çobani së bashku me Isain i afrohen Zejnepes dhe ia nisin këngën të dy, për ta bindur që ajo ta falë Isain dhe të largohen nga studio të pajtuar. Për më shumë ndiqni videon në Youtube.