Moderatorja shqiptare flet për jetën e re në Afrikë: Mami me thote lidhu me nje afrikane se ata..

382
0

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, ka që në muajin qershor që është zhvendosur në Afrikë, ku jeton dhe punon aktualisht. Ajo ka zbuluar se edhe pse fillimi nuk ka qenë ashtu siç e ka menduar, ka vendosur që të rikthehet dhe të vazhdojë jetën e atje.

Së fundmi, moderatorja ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku zbuloi se ia ka dalë që të ambientohet shumë shpejt me mënyrën e re të jetesës.Kur u pyet nëse familja e saj do të ishte dakord po të lidhej me një afrikan, Einxhel tha se nuk e kanë aspak problem, madje e ëma i kërkon që të bëjë një fëmijë mulat.

“Mami është një çikë me merak, më thotë ‘po s’të pëlqeu, kthehu’. I thashë ‘mami, e kemi mbyllur këtë diskutim, tashmë jam me letra, leje pune’. Edhe një vendase më pyeti, më tha ‘nëse ti do dashuroheshe me një person, familja jote do të të lejonte?’ M’u kujtua që mami im para disa muajsh, madje këtu tek ju kam diskutuar dhe pjesën e Kylie Jener dhe për vajzën e saj, mami im e adhuron vajzën e tyre. Ajo është një fëmijë që ka dalë nga një nënë e bardhë dhe një baba me ngjyrë dhe kur e shikon atë vajzë, më thotë ‘pse se bën dhe ti një kështu si kjo?’.

Kështu që nuk e besoj se do e kishte problem. I vetmi problem do ishte kjo përplasja kulturore, kushdo që do vinte në Shqipëri nuk do e gjente kulturën e vet. Unë do e kisha të vështirë të përshtatesha me familjen, me vjehrrën dhe vjehrrin aty, se jetës nuk i dihet asnjëherë.

Do ishte shumë bukur që ta gjeja dashurinë në Afrikë, do ishte tamam një histori e denjë për libër ose për film”, tregoi moderatorja e njohur.