Moderatorja preket nga fjalët e telefonuesës: Kam 6 fëmijë, nuk fle dot me burrin se ai..

29421
0

Lidhur me temën nëse prindërit duhet të puthen në sy të fëmijëve, një telefonuese e programit e “Shije Shtëpie” në Tv Klan u shpreh kundër. Nëna e 6 fëmijëve ka zgjedhur të qëndrojë me ta në një dhomë ndërsa bashkëshorti fle veç në tjetrën. Ajo tregoi edhe arsyen e kësaj zgjedhjeje që vjen për shkak të bashkëshortit.

Telefonuesja: Kam 6 kalamaj.

Katerina Trungu:  Keni 6? Oh sa mirë!

Telefonuesja: Kam dy dhoma, unë fle me kalamajtë e mi vetëm, bashkëshorti vetëm.

Katerina Trungu:  Flini veç?

Telefonuesja: Po. Nuk fle me bashkëshortin sepse kam 6  kalamaj.

Katerina Trungu: Kuptova. Dhe, si është jeta në çift ndërkohë, ju nuk e shkëmbeni asnjë puthje me njëri-tjetrin në sy të fëmijëve?

Telefonuesja: Asnjëherë.  Bashkëshorti po, por unë nuk pranoj para kalamajve.

Katerina Trungu:  Ah, nuk pranon!

Telefonuesja: Jo.

Katerina Trungu: Po pse e ke marrë këtë vendim?

Telefonuesja: Sepse burri është i pirë dhe nuk dua që… vjen i pirë, tapë, në një, në dy dhe nuk kam dëshirë.

Pas mbylljes së telefonatës, gazetari Ermal Qori evidentoi edhe faktin që tej puthjeve e dashurisë në familje, nuk mungojnë as rastet e gabuara. Në një moment, gazetari ndërpreu fjalën pasi vuri re Katerina Trungun disi të prekur.

“Jo, më rri dhe e mbaj mendjen pak aty te telefonuesja.  E kam mendjen aty për momentin”, u përgjigj  moderatorja.