Moderatorja ishte shtatzënë por nuk ia kishte treguar askujt! Rudina Magjistari ia ben publik lajmin gjatë transmetimit Live

488
0

Tema e kësaj të shtune në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë mjaft interesante, por njëkohësisht edhe e bukur. Duke qenë se jemi në muajin shkurt, muajin e dashurisë, të ftuarit në studio kanë folur për njohjen e parë me partnerin e tyre.

Pjesë e panelit ishte edhe moderatorja Odeta (Dume) Mandro, e cila ndau historinë e saj shumë unike e plot humor. Ajo tregoi se dashuria për bashkëshortin, Mondin, nuk ka qenë me shikim të parë, por ka ardhur në mënyrë graduale. Në atë kohë, ata punonin bashkë, kështu që “rastësia” për t’u takuar ishte më e madhe. Ai ishte regjisor në një spektakël të Rudina Magjistarit, kurse ajo gazetare.

Pasi lidhja e tyre u konsolidua, moderatorja mbeti shtatzënë. Problemi qëndronte që Odeta nuk i kishte thënë asgjë mamasë për marrëdhënien e saj, e jo më për shtatzëninë. Kjo e fundit, nga instiketet e nënës, e kishte kuptuar çfarë kishte ndodhur përpara se t’i tregonte Dume.

Më e bukura e gjithë historisë, është kur vetë Rudina Magjistari bëri publike lajmin e Odetës, gjatë transmetimit Live. Moderatorja nuk i kishte treguar shoqërisë dhe fisit për pritjen e ëmbël, por këtë “hall” ia hoqi Magjistari.

Odeta (Dume) Mandro: Ka qenë dhjetori i vitit 2008. Kemi pasur pushimet e fundvitit që u mbyll emisioni, do rikthehej në janar dhe unë në fund të dhjetorit kuptova që kisha mbetur pakëz shtatzënë.

Rudina Magjistari: Kështu që ju duhet të nxitonit në gjithçka.

Odeta (Dume) Mandro: Mondi kishte ikur në Fier tek familja, me pushime, për të kaluar festat e fundvitit. Unë nuk i tregova asgjë me të thënë të drejtën, kur erdhi në 1 janar po ia bëja si muhabet dhe po i tregoja të gjithë këtë gjë. Në fakt, e priti shumë mirë Mondi. Unë jo se nuk e prita mirë këtë gjë, por mendova që ishte shumë herët të bëhesha nënë dhe gjithë problemin Rudina e kisha tek familja ime, sidomos tek babai. Si do ia thosha babait që unë tani…

Rudina Magjistari: As nuk i kishe thënë që ke njohur një djalë, asgjë fare.

Odeta (Dume) Mandro: Ata nuk dinin asgjë që unë kisha një të dashur dhe po dilja.

Fatma Haxhialiu: Paske vajtur paketë atë ditë (duke qeshur).

Odeta (Dume) Mandro: Mondi sa herë, më thoshte: “Ka ardhur momenti që duhet ta themi këtë gjë, duhet t’ia thuash nënës dhe babait, duhet të vij dhe unë”, unë sa herë: “Prit, prit, prit”. E zbulon mamaja ime këtë gjë, si nënë ajo e kuptoi që diçka po ndryshonte në trupin tim.

Rudina Magjistari: Po ti sa kishe ndërmend të vazhdoje?

Odeta (Dume) Mandro: Do ta gjeja momentin, por që mendoja të kalonin dy muaj, ndoshta të vinte… kam një motër të madhe, ajo ka bërë gjithnjë rolin e nënës, më ka rritur, se kemi diferencë goxha të madhe. Vetëm ajo e dinte, asaj ia kisha treguar sekretin dhe po prisja të vinte ajo nga jashtë e të gjente ajo formën për t’ua thënë. Jo unë, unë e kisha shumë të vështirë. Nëna e kuptoi, e zbuloi të gjithën dhe gjithë problemi ishte që mamaja ime kishte sharë gjithë gocat e fisit që ishin martuar shtatzënë. Kush ishte bërë nuse në fisin tonë, që kishte dalë me barkun e madh, mamaja ime i kishte… Edhe thoshte: “Çfarë do thonë tani për mua, që ma bëre ti?” Edhe e di çfarë ka ndodhur? Ka qenë ditë e shtunë, kemi qenë në spektaklin ku Rudina e prezantonte. Rudina më ka bërë një surprizë në spektakël, duke e thënë që Odeta është fejuar me Mondin dhe në fund Rudina ka thënë në transmetim Live: “Odeta pret të bëhet mami, ka një beb”. E ke thënë si lajm të bukur që do bëhen prindër dhe pret një beb.

Rudina Magjistari: Paketë edhe ne lajmin.

Odeta (Dume) Mandro: E di çfarë më ke bërë me atë videon, kur vajta në shtëpi? “E mori fisi vesh”, tha mami.

Rudina Magjistari: E paskan marrë vesh nëpërmjet meje.

Odeta (Dume) Mandro: Gjithë familja ime e ngushtë, apo edhe rrethi im shoqëror, se nuk e dinin të gjithë, e kanë marrë vesh nga Rudina se e ka thënë në transmetim.

Rudina Magjistari: E bukur kjo, këtë s’e dija. /klan/