Moderatorja e njohur nuk mban dot të qeshurën Live. Video që bëri xhiron e rrjetit

605
0

E qeshura e moderatores së Vizion+, Pranvera Borakaj, ndërsa ishte në transmetim “live”, bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme.

Por direkt pas saj, një tjetër moderatore e njohur shqiptare ka fituar vëmendje sot për të njëjtën arsye. Bëhet fjalë për Mirela Milorin, e cila është një nga gazetaret e ‘ABC News’, e njohur për profilin serioz që transmeton gjithmonë.

Ajo kishte të ftuar sot në studio opinionistin e njohur për publiku, Fatos Lubonjën. Po diskutonin për një fotografi të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, por komenti i detajuar i Lubonjës shkaktoi të qeshura në studio.

Mirela nisi të qeshte dhe nuk mundi të ndalonte për disa sekonda. Në përpjekje për t’iu rikthyer seriozitetit, me shumë vështirësi Milori mori situatën në duar.

Vetë moderatorja nuk ka reaguar ende për situatën në fjalë, ndërsa video është publikuar nga Olti Curri, ku përbri saj shkruante: “Nje tjeter moderatore e kap e qeshura gjate emisionit live… Pse e kapi gazi Mirel Milorin ?!”, duke etiketuar në këtë video edhe vete moderatoren.