Modeli tregon takimin me Trump: Kur i thashë që jam nga Shqipëria…

741
0

Ronald Lekaj është i riu shqiptar i cili prej kohësh është zhvendosur nga Lezha në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera në botë.

Ai po shijon suksesin e punës dhe famës, ndërsa kohët e fundit bleu një fustan në vlerën e 1.6 milionë dollarësh, vetëm e vetëm që të gjitha paratë të shkonin për bamirësi.

Në një intervistë për “Panorama Plus” Ronaldi ka treguar mbi jetën e tij në Kinë, por edhe për takimin historik me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Ai tregon:

Ishim biznesmenë nga e gjithë bota, kemi qenë rreth 200 vetë të ftuar në shtëpinë e Trump-it, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si tip, kur e takon live, mund të them me bindje se unë e adhuroj atë person, pasi çfarë mendon, ta thotë troç dhe në mënyrë direkte. Me pak fjalë, tip shumë i mirë, shumë ndryshe e shumë i veçantë nga liderët e ndryshëm të botës, pasi unë kam pasur rastin të takoj edhe Merkelin, Presidentin e Anglisë, edhe të tjerë, por që Trump më ka lënë përshtypjet më të mira krahasuar me ta”.

Më tej, në lidhje me komunikimin me Trump, thotë se nuk zgjati shumë, por i riu i kishte treguar që ishte me origjinë nga Shqipëria.

Ronadi vijon:

Komunikuam rreth një minutë. Vij nga Shqipëria iu prezantova dhe ai ma ktheu: “Më vjen shumë mirë që në këtë moshë të re je këtu në këtë takim. Keep going young boy!”.

Prej disa vitesh tashmë, Ronaldi jeton në Kinë, ku është kthyer në një biznesmen mjaft të famshëm në atë shtet, pasi është martuar me biznesmenen miliardere kineze, me të cilën ka një djalë.