Modeli më i dështuar i prindërimit sipas psikologëve/ Këto gabime të prindërve do i “vuajë” fëmija gjithë jetën

1070
0

Prindërimi nuk ka rregulla të shkruara, prindërit janë të ndryshëm ashtu si dhe fëmijët! Gjithmonë ka vend për përmirësim e të dyja palët gabojnë e mësojnë nga njëri-tjetri.

Por ndodh që gabimet e disa prindërve të jenë trashanike dhe fëmijët t’i “vuajnë” gjithë jetën !
Bëhet fjalë për atë model prindërimi që rrit fëmijë narcistë. Personaliteti narcistik është konsideruar nga psikologët e nga sociologët si një çrregullim mendor.

Nëse fëmija ka një personalitet që karakterizohet nga ndjenja e superioritetit ai ka tendencën të shfaqë probleme të sjelljes në të ardhmen. Këta fëmijë rriten me idenë se janë më të rëndësishëm se të tjerët, mendimi i tij vlen më shumë. Kanë nje vetbesim të lartë e të brishtë, i cili mund të preket lehtë nga kritika më e vogël.
Narcisizmi mund të jetë një tipar gjenetik, por, në shumicën e rasteve zhvillohet me kalimin e kohës.
Hulumtuesit kanë dalë në përfundimin se vetë prindërit po rrisin fëmijë narcistë duke i lavdëruar dhe i trajtuar në mënyrë jo normale.
Këta fëmijë mendojnë se janë superiorë ndaj të tjerëve dhe meritojnë një trajtim të veçantë sepse dallojnë nga fëmijët e tjerë.

Kur fëmija shihet si i veçantë dhe kjo gjë i transmetohet atij, ai nuk është i aftë të kuptojë kontekstin e ngjarjeve dhe e kupton lëvdatën ndryshe nga ç’do të dëshironin prindërit. Në thelb, është e rëndësishme t’i trajtoni fëmijët me dashuri, , por jo sepse ata janë më të mirë nga të tjerët.
Inkurajojini të formojnë shoqeri e lidhje të reja dhe jo të impresionojnë të tjerët
Mësojini ç’është empatia : Janë dy mësime më të rëndësishme që vlejnë më shumë se të qenët i pari /living/