Mjeku Tritan Kalo tregon 5 rregullat e rendesishme për t’ja dalë mbanë ndaj Covid-19

488
0

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka publikuar disa rregulla thelbësore lidhur me vijimësinë e Covid-19 dhe parandalimin që duhet t’i bëjmë virusit.

Sipas tij, përballja me virusin vazhdon dhe duhet të intensifikohet, pasi diskursi politik nëpër ekrane apo takime politike nuk vlen për ta mposhtur.

Kalo i bën apel pushtetit qendror dhe lokal që të ketë më shumë vëmendjen tek qytetarët e thjeshtë, e këta të fundit të mos harrojnë trinomin: maskë, distancë, higjienë, duke ruajtur jo vetëm veten tonë, por dhe të tjerët rreth nesh.

Postimi i Kalos në rrjetin social, Facebook

KOHË KOVIDIANE….2 Shkurt 2021 e në vijim….Ju uroj të gjithë miqve, të afërmve, kolegëve dhe bashkëqytetarëve të mi, një muaj “të shkurtër” në përjetësimin e shqetsimeve tuaja jo të vogla shëndetsore dhe shoqërore….Kemi mbritur në një cak, ku problematikat epidemiologjike dhe klinike të lidhura me “flamën mbarëbotërore” të Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19 janë mëse evidente….Ndërthurja e shumë faktorëve bëri që të kemi tashmë qartazi të evidentuara, si një numër më të shtuar të të prekurve nga infeksioni, po ashtu edhe të shtimit të jetëve të humbura prej tij….

FATALITET apo një RIKUJTESË për të gjithë, duke filluar nga Ekzekutivi dhe duke përfunduar te qytetari i thjeshtë, 1- që përballja me Sars-Cov2/Covid-19 vijon dhe duhet intensifikuar, 2- që diskuri politik dhe anal-izat nëpër ekrane ose takime politike, NUKU janë mjetet e duhura për t’ja dalë mbanë, 3- që përkujdesi ndaj popullatës prej drejtuesve të “pusht-shtetit” qëndror dhe lokal duhet të përvijojë dhe të forcohet, 4- që të mos harrojmë dhe nënvlerësojmë për asnjë dekikë trinomin e masave të kurdoherë-efektëshme MDH (Maskë, Distancim dhe Higjenë), 5- që duhet të jemi përgjegjës dhe të ndërgjegjësuar jo vetëm për shëndetin tonë por edhe të të tjerëve që frymojnë rreth nesh….

Kjo është ”La manita” ose pesërregullshi, që do të na ndihmojë e lëhtësoje udhën për të mbritur në fund të tynelit me sa më pak jetëlëndime dhe jetëhumbje…..Në ndërkohë nga komunikimi me të sëmurë dhe kolegë, më ka rënë në sy një keqkuptim dhe një keqinterpretim si Profesional po ashtu edhe Qytetar i nocionit PCR….”Doktor jam me Covid-19 sepse mjekja më tha që kam PCR pozitiv”….1- Proteina C Reaktive (PCR) dhe 2- Testi molekular “PCR real-time for Sars-Cov2/Covid-19” NUKU janë e njëjta gjë….PCR-ja e parë tregon “shqetësime inflamatore” të lidhura me shumë e shumë sëmundje përfshirë edhe Covid-19, ndërsa PCR-ja e dytë është testi diagnostik molekular specifik për virusin Sars-Cov2 shkaktarin e Covid-19….Të mos krijojmë konfuzion në mëndjet tona dhe në ato të pacientëve tanë….Together forever!!!