19.5 C
Tirana

Mjeku shqiptar ne Gjermani: Këtu marrim 8 mijë euro rroge, më shumë se Guvernatori i Bankës. A do te kthehesh me ne Shqiperi? Ja si pergjigjet ai..

Date:

Share:

Përse largohen mjekët dhe infermierët nga Shqipëria? Një pyetje që merr përgjigje nga vetë ata që lanë pas gjithçka për të shërbyer në një vend tjetër europian si Gjermania, e që sipas tyre u kthen dinjitetin bluzave te bardha.

“Nuk ka pasur vende pune. Ka pasur vende të kufizuara në specializim. E treta, e cila është edhe më e rëndësishmja, mbështetja ekonomike”, shprehet Elton Gjoka, mjek kardiolog.

Elton Gjoka, mjek kardiolog, i cili prej 10 vitesh ushtron profesionin e tij Gjermani, tregon për mikrofonin e A2 CNN se çfarë gjeti atje. Ashtu si ai edhe 70% e mjekëve dhe infermierëve thonë se gjermania është varka e shpëtimit për ta.

“Është i vetmi vend që ka bërë ligje për shtetin shqiptar. Aktualisht nuk ka asnjë shtet tjetër në BE ku shqiptarët mund të ushtrojnë zanatin e tyre, cilido qoftë ky. Një mjek specializant në Gjermani merr mbi 8 mijë euro, një rrogë më e madhe se e Guvernatorit të Shqipërisë”, shprehet ai.

Por, a do të kthehej sërish në Shqipëri? “Kur flitet për rikthim, Shqipëria duhet të reflektojë, por tashmë Shqipëria po ecën mbrapa”, shprehet ai.

Gjermania mbetet  “destinacioni” kryesor i mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, pasi njohja e  diplomës dhe specializimeve është lehtësisht e mundur. E ndërsa për shumë prej tyre sigurohet një jetë më e mirë, në Shqipëri po krijohet një hendek i madh, në një sistem shëndetësor që prej vitesh ka mangësi të mëdha si për ata që shërbejnë e po ashtu në shërbimin ndaj pacientëve.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.