49 vjeçari Stefano Paglia, drejton dhomën e urgjencës së spitalit Codogno dhe Lodi, “zona e kuqe” e koronavirusit në Itali.
Përmes një interviste për mediat italiane ai shprehet se stafi i mjekëve janë duke punuar fort për të izoluar virusin.
Mjeku tregon se duhet organizim dhe kohë për trajtimin e virusit. Gjithashtu tepër të rëndësishme janë edhe pajisjet.
Ai u shpreh:
Të organizohemi. Ne kemi nevojë për staf dhe pajisje. Por mbi të
gjitha për të kryer riorganizimin e strukturave dhe departamenteve, në
mënyrë që të mos bllokojmë kujdesin intensiv. Të prekurit nga Covid-19
nuk duhet të vijnë në kontakt me pacientë të tjerë. Nëse plani nuk do të
funksionojë me masat e forta virusi do kap të gjithë Veriun.
Paglia theksoi gjithashtu se duhet të presim për të parë nëse vala e epidemisë ka kaluar apo nëse urgjenca është ende në fillim.
Orët e ardhshme janë vendimtare, tha ai.