Mjeku ikën në Gjermani, fshati mbetet pa mjek

647
0

Në fshatin Trevëllazër të Novoselës, banorët nuk marrin shërbimin mjekësor dhe janë të detyruar që të shkojnë në Vlorë për këtë.

“Fshati ka pasur mjek të përhershëm, por tani është bërë i përkohshëm pasi iku në Gjermani. Funksionon me ditë të caktuara. Një herë në javë vjen mjeku”, thotë një banor.

Rruga, uji që mungon dhe energjia që ikën herë pas here kanë larguar shumë të rinj nga fshati Trevëllazër.

Ata që kanë ikur kanë vështirësi të vizitojnë prindërit, ndërsa ata që ende janë të vegjël kanë të tjera probleme.

“Nuk kemi drita në shkollë dhe nuk ngrohemi dot”, thonë fëmijët.

Top Channel