Mjeku i QSUT: Kaos total! Europa na mbyll dyert kurse ne presim turiste nga vendet me te infektuara! Pacientët po mjekohen me mënyra..

453
0

Mjeku i Urgjencës në QSUT, Petrit Vargu, e cilëson si kaos situatën e krijuar në vend si pasojë e pandemisë COVID.

Ndërkohë që ne presim me trëndafila në duar turistët që vijnë nga Polonia, një prej shteteve më të infektuara nga COVID, siç shkruan ai, Europa nga ana tjetër, na mbyll dyert.

“Kaos total, në trajtimin e Covid-19! Europa na mbyll dyert. Ne presim me trëndafila turistët polake që vijnë nga një prej shteteve më të infektuara në Europë. Shumë pacientë me ndryshime saturimesh të oksigjenit, mjekohen në menyre popullore nëpër shtëpi. Pse nuk hapet Sanatoriumi? Apo kanë frikë se do mbushet brenda nje dite? Mënyra sesi reagon 127 nuk dua të preket nga unë. Flet vete populli. Ministrja deklaron që ka marre 90000 teste, por nga ana tjeter jemi i vetmi vend në botë me nje aparat PCR-je. Është njëlloj sikur te kesh puse të tëra me naftë dhe për qarkullimin e qytetareve të ketë vetem një motor “Vespa”.Tani nuk mund të flasim më për menaxhim të situatës. Nga ana ime une shtroj pyetjen:Kjo gjë behet me qëllim apo nga injoranca?’, përfundon Vargu.

Kujtojmë se ditën e sotme mbërritën në Rinas dy çartera me turistë polakë ndërsa Polonia aktualisht ka 38 457 të infektuar dhe 1588 të vdekur si pasojë e COVID.