Mjeku i QSUT futet në karantinë, tron dit me deklaraten: Vizitova 3 të dyshuar, isha pa veshje speciale, nese vazhdojme keshtu..

631
0

Mjeku i QSUT, Ilir Allkja, ka deklaruar se është futur në karantinë, pasi kishte vizituar 3 pacientë që dyshohet se ishin me koronavirus, ndërkohë që nuk ishte veshur me veshjen speciale. Përmes një mesazhi në Facebook Allkja pohoi se nuk kishte qenë në dijeni të faktit që këta persona dyshoheshin se ishin prekur nga COVID-19.

Mes të tjerash ai i bën thirrje Njësisë së Kordimimit të Urgjencave Komëbtare që të jenë të kujdesshëm në paraqitjen e rasteve në spital, pasi duhet të pyesin pacientët nëse kanë temperaturë apo probleme respiratorë. Po ashtu ai theksoi se duhen veshje speciale për të mbrojtur jetët e mjekëve dhe stafit mjekësor, që ky sistem mos të përfundojë në kolaps.

“Përshëndetje! Unë quhem Ilir Allkja. Jam mjek në urgjencën Para Spitalore të QSUT-së. Unë dhe kolegët e mi jemi në vijën e parë të luftës ndaj epidemisë së OVIT-19 dhe po shërbejmë me vetëmohim për të shpëtuar jetët njerëzore. Unë sot jam i vetëkarantinuar deri sa të konfirmohet gjendja ime shëndetësore, pasi mbrëmë pak vizituar 3 pacientë të dyshuar me COVID-19 pa veshjen speciale.

Me dëshpërim kam konstatuar se njësia e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore po na dërgon raste që na i paraqesin si raste neuroplogjike apo gastro-neurologjike, ndërkohë që ankesa kryesore e pacientëve ka qenë temperatura dhe vështirësia në frymëmarrje. Ne shkojmë me maskë kirurgjikale dhe jo me veshje të posaçme. Kam një thirrje për kolegët e njësisë së koordinimit të Urgjencave Mjekësore, për drejtorin Skënder Berataj; jini më të kujdesshëm në pyetje të personave që kërkojnë ndihmë tek numri 127.

Kërkoni nëse kanë temperaturë, nëse kanë probleme respiratore, apo nëse kanë lidhje me personat e prekur apo personat që kanë udhëtuar. Duhet të punojmë të gjithë në mençuri që sistemi shëndetësor të mos bjerë në kolaps nga përgjegjshmi apo pakujdesia. Ne po luftojmë që të kursejmë jetën e çdo shqiptari, ju duhet të kurseni jetën e çdo mjeku dhe infermieri. Ju lutem na nisni me veshje speciale për çdo rast të dyshuar. Ju lutem na nisni veshjen speciale për çdo rast të dyshuar, veshjet vlejnë shumë më pak se sa jeta jonë”, tha mjeku.