Mjeku i njohur , Tritan Kalo, rendit tetë arsye se pse Shqipëria nuk është prekur nga koronavirusi.
Ai flet për rastësi, për masat e mara për të mbajtur nën kontroll fluksin e udhëtarëve si dhe sensibilizimin e tyre, situatën në përmirësim të gripit sezonal dhe një sërë arsyesh të tjera.
“Më pak DYSHUES, pa më të voglin element PANIKU në të përditshmen e jetës suaj, dhe ne BASHKËRISHT e me MIRËBESIM reciprok, do t’ia dalim përsëri mbanë… EPIDEMITË janë dukuri jo të panjohura ndër trevat tona Arbërore, edhe në këtë Shqipëri të këndej Drinit… MANTELBARDHËT janë përplasur me to, dhe ata janë treguar kurdoherë në lartësinë e profesionalizmit dhe të humanizmit të tyre, edhe pse shpesh në kushte jo të favorshme për plotësimin e misionit të tyre… “Team-work” dhe “Team-spirit” ishin dhe mbeten çelësi i suksesit të tyre në përballjen me to…
Sistemi hermetik i kohës, infrastruktura jo mirë e zhvilluar dhe reliefi, ishin tre faktorët kryesorë që ndikuan po ashtu, edhe në mos përhapjen galopante të tyre në një vend me çalesa jo të pakta të Sistemit të tij Shëndetësor Publik… Ndryshimi i Sistemit, hapja e tij Politike dhe Gjeografike, qarkullimi i lirë sjellin me vete edhe një qasje tjetër ndaj Epidemive të Sëmundjeve të ndryshme Infektive, sepse edhe mundësia e tyre e hyrjes dhe përhapjes te ne është disi më e favorizuar në kushtet kur Epidemiologjikisht sot Bota është transformuar në një “Krahinë të vetme” (Tutto il Mondo é un Paese)…
Sfida e radhës quhet Sars-Cov-2/Covid-19… Shqipëria për momentin duket e kursyer nga ky rrezik ndërbotëror, duke mos patur asnjë rast të konfirmuar
1- Rastësi, 2- masat e mara për të mbajtur nën kontroll fluksin e udhëtarëve si dhe sensibilizimin e tyre, kur ata vijnë nga zona me raste tashmë të konfirmuara me Sars-Cov-2/Covid-19si Kina, Itali, Koreja etj, 3- situata në përmirësim e gripit sezonal
4- mungesa në të shkuarën edhe e infeksioneve nga të tjerë Beta-Coronaviruse (Sars-Cov 2002-2003, Mers-Cov 2012)
5- vendosja gjeografike e Trevave tona, 6- kryqëzimi i qarkullimit të disa infeksioneve të tjera respiratore dhe mekanizmat konkurencialë të tyre për invadimin e organizmave humane, 7- imuniteti i fituar ndaj coronaviruseve minore shkakatare të riniteve e faringiteve mbarë-vjetorë, që në mënyrë të kryqëzuar ndoshta na mbron edhe ndaj një Coronavirusi madhor si Sars-Cov-2/Covid-19, 8- alerti i sistemit tonë imunitar nga vaksinimi i rregullt i popullatës, etj, janë disa shpjegime për realitetin e situatës në të cilën NE ndodhemi….Proud to be a Docotor”