Mjekja tregon shifrën e lartë, ja sa mjekë shqiptarë janë shpërngulur në Gjermani në 10 vitet e fundit

544
0

Mjekja shqiptare ne Gjermani, Marsela Ceno, e cila është edhe themeluesja e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, ka treguar se janë të paktën 1500 mjekë nga Shqipëria që punojnë në Gjermani.

Në një lidhje direkte në ‘Opinion’, mjekja u shpreh se këta mjekë janë shpërngulur atje në 10 vitet e fundit.

Sipas saj, shqiptarët nuk janë të parët nga mjekët e huaj atje, ndërsa pohoi se në Gjermani dominojnë mjekët nga Rumania dhe Serbia .

“Të parët në Gjermani janë mjekët e Rumanisë dhe Serbisë, por tashmë po shtohet edhe numri i atyre që vijnë nga Lindja e Mesme. Shifrat jo zyrtare flasin për 1500 mjekë shqiptarë në Gjermani, duke filluar nga viti 2010- 2011”, tha mjekja Ceno.