14.5 C
Tirana

Mjekët japin lajmin : Bakteri E.Coli te sallata jeshile shkakton humbjen e parë!

Date:

Share:

WOW! Ka kaluar rreth një muaj që kur Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) në SHBA njoftuan se gjithë vendi ishte në prag të një shpërthimi të bakterit E.Coli, i gjendur masivisht tek sallata jeshile. Dhe për fat të keq, gjërat duket se janë përkeqësuar.

E sipas një informacioni të ri të CDC-së publikuar nga “New York Times”, deri tani janë konstatuar 121 raste në 25 shtete, ku rreth gjysma e tyre ka patur nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërkohë që një pjesë tjetër është prekur nga sindromi uremik hemolitik, formë e mosfunksionimit të veshkave. Por sikur të mos mjaftonte, një person në Kaliforni ka humbur jetën për shkak të ndërlikimit të infeksionit.

Sakaq qendrat shëndetësore këshillojnë shmangien e konsumimit të sallatës jeshile, në rast se nuk ka siguri për prodhimin e saj. Shumica e njerëzve fillojnë të kenë simptomat e një infeksioni E.Coli 3-4 ditë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar. Shenjat kryesore janë diarre (shpesh edhe me gjak), të vjella, dhimbje stomaku. Për të rriturit, infeksioni nuk është shumë kërcënues për jetën, por duke u nisur nga rasti i Kalifornisë, nuk i dihet asnjëherë. Ndërkohë që te fëmijët dhe të moshuarit, që kanë një sistem imunitar më të dobët, E.Coli shkakton ndërlikime të rrezikshme: ethe, mosurinim, lodhje ekstreme, gjakderdhje nga hunda dhe goja etj.

Pasi trajtohet, shumica e njerëzve e marrin veten me kalimin e kohës, por në disa raste shoqërohet me dëmtime të përhershme, që mund të shkaktojnë edhe vdekje.

Për informacion të përgjithshëm:

Bakteri Escheichia Coli mund të merret përmes:

-konsumimit të ujit të kontaminuar;
-jetesës në vende më bagëti;
-përdorimit të ushqimeve si spinaqi, sallata, kastravecët;
-mishit të pagatuar mirë;
-konsumimi i frutave dhe perimeve të palara.

Për të parandaluar rrezikun:

-Lani shumë mirë frutat dhe perimet;
-Nëse këni fëmijë, mbajini larg vendeve me bagëti’
-Zieni mirë mishin dhe tregoni kujdes me nënproduket e kafshëve (qumësht, djathë etj);
-Lani duart dhe tregoni kujdes për higjienën tuaj.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...

Ndryshon kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja si këmbehet dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.