Mjekët i thanë ështe thjesht virozë, vogëlushja 2 vjecare vdes në gjumë pak pasi prindërit e çuan në shtëpi

389
0

Një vogëlushe vdiq vetëm disa orë pasi u dërgua në shtëpi nga stafi mjekësor, ku prindërve të saj iu tha thjesht t’i jepnin “Calpol”. Hailey Thompson, 22-muajshe, u diagnostikua me një virus në “Infirmary Wigan”, më 18 dhjetor.

Spitali e dërgoi Hailey-n në shtëpi me prindërit e saj Kris Thompson, 32 vjeç dhe Iboyla Adam, 35, si dhe u tha atyre që t’i jepnin lëngje dhe paracetamol në formën e “Calpol”.

Një mjek testoi presionin e gjakut të Hailey-t, por nuk ishte në gjendje të kontrollonte bajamet e saj, kështu që ata i thanë familjes që të shkonin në shtëpi, ta mbanin të hidratuar dhe të vazhdonin t’i jepnin Calpol, dhe nëse nuk ishte përmirësuar për tri ditë, ta kthenin për kontroll në spital.

Herët të nesërmen ata e gjetën Hailey-n të pandërgjegjshme në dhomën e saj të gjumit. Ata u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë mjekësore, deri sa të vinte ambulanca, por fatkeqësisht ishte tepër vonë për vogëlushen. Ndërkohë, prindërit e saj tani janë ankuar se rasti i Hailey nuk u mor seriozisht nga mjekët.

Policia ia ka kaluar detajet mjekësisë ligjore, megjithatë një ekzaminim pas vdekjes nuk mund të kryhet deri më 28 dhjetor, duke e lënë çiftin përballë një pritjeje shkatërruese për përgjigjen për vdekjen e Hailey.