“Mjekët bënë gabimin fatal”, humb jetën ish-konkurrentja e “The Voice kids”

496
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme tërë Turqinë.

Një nga ish-konkurrentët e “The voice kids” ka humbur jetën ditën e sotme në spital.


Nazar Nur Kaya, 14-vjeç mori pjesë në spektaklin e muzikës në Turqi dhe krijoi shumë impakt te publiku.

Ky lajm ka trishtuar të gjithë familjarët e të voglës por ka shkaktuar shumë debat në Turqi, pasi mediat vendase shkruajnë se ishte një gabim i mjekëve që shkaktoi humbjen e të miturës.

14-vjeçarja vuante nga lupus, gjë që nuk është e pashërueshme. “Motra ime nuk kishte një sëmundje vdekjeprurëse. Komplet gabimi i spitalit,”- është shprehur motra e Nazarit.