Misteri i tragjedisë së 2 motrave shqiptare në Itali! Flet kunati: Kunata u zgjua nga koma, tha se dikush i hodhi nga kati i katërt por…

428
0

Dalin detaje të reja nga tragjedia e dy motrave shqiptare në Genova të Italisë, që ranë nga kati i katërt i pallatit, njëra prej tyre vdiq dhe tjetra mbijetoi.

Kunati i dy motrave tha sot për emisionin “Me Zemër të Hapur” se kunata që mbijetoi u zgjua nga koma.

Ai zbuloi se menjëherë pasi ajon u zgjua pyeti për motrën, ndërsa tha se dikush i shtyu, por policia nuk e mori në konsideratë deklaratën e saj, pasi ajo është ende nën efektin e narkozës.

Kunati i të mbijetuarës tha se policia italiane nuk e konsideroi dëshminë e të mbijetuarës, pasi ajo është ende nën efektin e narkozës.

Ai tha se dy janë pistat që po hetohen në Itali rreth tragjedisë së dy motrave.

Pista e parë është ajo e vetëflijimit dhe e dyta e vrasjes. I afërmi tha se ditën e tragjedisë në shtëpi mund të ketë qenë një person tjetër që mund t’i ketë shtyrë motrat dhe t’i ketë hedhur nga kati i katërt.

“Fatkeqësi ajo që ndodhi. Lajmin e morëm vesh nga të afërmit. Unë jam kunati, nusja ime i ka motra. Ne jetojmë në Shqipëri. Baxhanaku është i lirë, ka dalë nga burgu. Dhe gjithë problem këtu ka qenë. Vajza ka mbajtur fëmijët. Kur ai doli nga burgu ka kërkuar që të shkojnë për disa ditë fëmijët te ai. Ajo ja çonte gjithmonë fëmijët që të çmallej me ta.

Pasi kanë shkuar aty ata i kanë izolu fëmijë, ata se linin të fliste me kamera të paktën. Dhe aty duket se nisi çdo gjë. Se me datë 10 kanë pasur gjyqin se kush do të merrte kujdestarinë dhe këtu ka qenë ideja që fëmijët t’i mbante nëna dhe ajo ka qenë vajzë parimore e hekurt në atë kuptimin. Për këtë arsye shkoi motra e vetë atje që të ndihmonte, se ajo ka katër fëmijë.

Pastaj ky i ka izoluar fëmijët s’i nxirrte as në kamer as në telefon. Ajo u bë merak, shkoi në polici bëri denoncim. Policia i ka thënë fëmijët janë mirë thjesht prit ditën që do i sjellin.

Ata nuk ia çuan fëmijët në ditën që ajo e priste. E motra që është në koma sot është përmend, shyqyr zotit e ka kaluar rrezikun për jetën. Kur është përmen fjalët e para që ka përmen kanë qenë për motrën normalisht ajo s’di gjë se ka ndërruar jetë. Ajo ka thënë se ne na hodhën dhe nuk e mori policia si deklaratë ngaqë është nën efektin e narkozës.

Gjithë problemi është te ditët e fundit, sepse i ati ka pas ca lidhje kshu, ca rrjete ku di unë dhe ka ndryshuar si njeri për disa muajsh. Unë më shumë këtu i kam qendruar pranë vjehrrit këtu në Shqipëri, ai nuk e ka marrë vesh lajmin“, tha i afërmi i motrave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.