Misteri i përplasjes së “qëllimshme” në autostradë, Kush janë viktimat e aksidentit të rëndë, taksisti dhe vajza

499
0

Taksisti Bujar Agalliu mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 është nisur nga lagjja nr:3 e qytetit të Durrësit pa e ditur që do të bënte rrugën e fundit të jetës, me taksinë që do t’i sillte vdekjen jo vetëm atij, por edhe 23-vjeçares Elena Avdillari, pasagjere.

Ndërsa paraprakisht thuhet që taksia u godit nga pas prej një makine luksoze, një “Benz” me targë AA 060 SP, që drejtohej nga tropojani Fatjon Zhaporja, mbetet ende mister, nëse aksidenti ka qënë i qëllimshëm, apo i rastësishëm. Dyshimet i shton më shumë fakti që drejtuesi i mjetit luksoz që udhëtonte me shpejtësi rreth 200 km/orë, pas aksidentit është zhdukur.

Pritet që arrestimi i tij të zbardhë më shumë detaje për përplasjen e frikshme dhe fluturimin e taksisë mbi 200 metra në ajër, nga njëri cep i karburantit, në tjetrin.

Vajza që shihni në foto është Elena Abdillari, 23-vjeçarja që humbi jetën pas një aksidenti tragjik gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës. Në aksident mbeti i vdekur edhe 60-vjeçari Bujar Agalliu, taksisti me të cilin udhëtonte e reja. Ngjarja ndodhi në hyrje të Maminasit.

Mësohet se Abdillari ishte nisur për në Itali, pasi në çantën e saj u gjet një biletë Durrës-Bari, ndërkohë që në rrethana ende të paqarta Elena ishte kthyer drejt Tiranës.

Viktima nuk ishte paraqitur madje as në sportelin e portit të Durrësit për të bërë verifikimet, ndërsa aty ka marrë një taksi dhe është nisur për në Tiranë. 23-vjeçarja thuhet se ishte e martuar dhe se jetonte në zonën e Kombinatit.

Në vendin e ngjarjes u gjetën sendet personale, stilolapsi, atletet e bardha që i kishte veshur viktima, një palë këpucë të kuqe në bagazhet e saj, një rimel për sytë.

Policia raportoi se të dy personat që udhëtonin në taksinë me targa DR 475 TX humbën jetën në vend, pasi mjeti u përplas me një ‘Benz’ me targa AA 060 SP. Aktualisht policia po heton rreth aksidentit dhe kapjes së drejtuesit tjetër të mjetit, pasi ai u largua nga vendi i ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)