Mirupafshim vapë…/ Si do jetë moti sot dhe nesër

671
0

I thoni mirupafshim vapës…të paktën përkohësisht. Më në fund, vapa e tmerrshme që pushtoi vendin këto tre ditë gushti, do ia lë vendin vranësirave, madje në disa zona edhe shiut.  

Siç njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, vranësirat po vijnë në dendësim mesatare por gradualisht deri të dendura me këto të fundit më tepër të theksuara në zonën e Veriut. Në këtë zonë vranësirat do të kenë karakter të zhvillimit të shpejtë shoqëruar me reshje shiu në formën e stuhive, shtrëngatave apo dhe rrebeshit shoqëruar edhe me breshër pavarësisht afatit kohor të shkurtër. Të tilla reshje do të gjenerohen edhe në relievet e tjera malore të vendit por tepër afatshkurtra.

Në orët e vona të mbrëmjes si dhe ato të para të mëngjesit moti kryesisht i vranët do të përfshijë pjesën më të madhe të territorit. Për t’u theksuar është se këto vranësira do të shoqërohen me pika shiu përgjatë vijës bregdetare. Gjithashtu në orët e para të mëngjesit do të ketë mjegull të dendur përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Sa i përket ditës së nesërmen, pritet që vendi të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike. Moti do të jetë më alternime kthjellime dhe vranësirash. Vranësirat në pjesën më të madhe të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, si në formën e pikave (shi i dobët) por edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Temperaturat e mëngjesit pritet të pësojnë një rënie prej 2-4°C (14-23°C) ashtu dhe ato maksimale (28-34°C).