Skip to content

Mirupafshim ditët me diell! Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë pritet ne fundjave

    Sipas parashikimeve te SH.M.U, fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Në orët e mëngjesit përgjatë luginave prezencë të mjegullës së dendur.

    Era pritet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 1 ballë.