HomePersonazhShowbiz & TvMiriami dhe Albani...

Miriami dhe Albani bëhen prindër për herë të dytë, zbulohet emri i veçantë i djalit

Cifti i dashur i showbizit, Miriami dhe Albani janë bërë sot prindër për herë të dytë.

Miriami ka sjellë në jetë një djalë dhe lajmin e bukur e ka dhënë vetë çifti duke publikuar në Instagram një foto me vogëlushin.

Ata i kanë vendosur djalit emrin e veçantë Duam, njelloj si titulli i këngës së tyre.

“Mire se erdhe ne jete Duam.
Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmone me shume se dje e me pak se neser. Ndoshta nuk te falim dot nje kurore por ti do jesh perjetesisht Princi jone Duam. Do bejme gjithcka qe eshte ne doren tone qe ti te rritesh me shendet, qe ti te rritesh me dinjitet. Te perqafosh te miren dhe te luftosh padrejtesite. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshem dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmone krenar per veten. Te duash e te te duan.

Eshte detyrim moral ndaj jush qe na keni dhuruar dashuri e keni qene pjese e gezimeve dhe hidherimeve tona te ndajme arsyen pse zgjodhem kete emer edhe pse mund ta imagjinoni.
Duam (pervec se nje fjale e embel, e paster dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i kenges me te cilen ne kurorezuam martesen tone para pak muajsh, dite e cila perkon me momentin e paharrueshem kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugen e tij per te ardhur ne jete.

Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kenduar cdo dite ate kenge ndaj e kemi ndjere gjithmone shume edhe si kengen e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tane si prinder jane aty ne mes si nje shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund te mbeshteten gjithmone. Mire se vjen ne familje biri jone. Te DUAM.”

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç shprehet në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai nuk...

Nga neser vjen kthesa e motit, Rreshje shiu dhe rrebeshe.. Ja si pritet të jetë moti këtë javë

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në...

Historia e trishtë e gruas nga Elbasani me trupin e një fëmije 8 vjeç që i shërben nënës së sëmurë

Fati Cara ka lindur me nanizëm. Ajo është 56 vjeçe një grua e vogël me zemër të madhe e cila zgjodhi të mos krijojë familjen e saj, por t’i përkushtohet e t’i shërbejë nënës së sëmurë. 56 vjeçarja me trupin...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.