8.5 C
Tirana

“Mirësevini në kryeqytetin e gallatave”, ju tregoj disa arsye pse nuk iki nga Shqipëria

Date:

Share:

Nga Mentor Kikia

Disa arsye pse nuk iki nga Shqipëria

Kam lexuar këto ditë opinione të njerëzve të ndryshëm, lidhur me arsyet për të ikur e për të mos ikur nga Shqipëria.

Unë nuk kam në plan të iki, për disa arsye:

E para, s’kam ku të shkoj dhe nuk ma mban t’ia nis nga larja e pjatave tani!

E dyta, po ku gjen vend tjetër si ky në Botë: Këtu, të gjithë jemi gazetarë. Të gjithë kemi nga një portal. Të gjithë jemi analistë. Të gjithë jemi specialistë ndërtimi.

Të gjithë jemi historianë.

Të gjithë politikanë. Të gjithë merremi me llafe. Të gjithë japim mend. Të gjithë shajmë njëri-tjetrin. Të gjithë ankohemi, e të gjithë brohorasim. Të gjithë bërtasim e askush nuk proteston.

Këtu, njëri punon e 3 komentojnë punën e atij që punon. Këtu të bëjnë hero pa bërë asnjë heroizëm, dhe të bëjnë palaço pa i bërë keq askujt.

Këtu duan të punojnë të gjithë në shtet sepse ka 145 ditë pushim në vit. Vetëm këtu mund ta kesh rrogën 400 Euro në muaj, e mund të shpenzosh 500 Ero në muaj.

Vetëm këtu dëgjon dikë të thotë se jam keq, jam pa punë, dhe flet me telefon 1000 Euro, dhe nget makinë 20 mijë Euro.

Vetëm këtu hipin në autobus në derën ku shkruhet “Dalje”, e zbresim aty ku shkruhet “Hyrje”.

Vetëm këtu protestohet për çmimin e lartë të tarifës së rrugës, dhe pas protestës, çmimi bëhët edhe më i lartë.

Vetëm këtu qytetet ndërtohen në invers: Në fillim bëhen pallatet, pastaj shemben muret për të hapur rrugët, pastaj asfaltohen, dhe në fund hapen kanalizimet.

Vetëm këtu bën më parë pallatin dhe pastaj merr lejen e ndërtimit.

Vetëm këtu merr leje për park lojrash dhe bën fabrikë.

Vetëm këtu e bëjmë shtëpinë pranë pusit të naftës dhe pastaj bërtasin: Largojeni pusin.

Vetëm këtu ndërtojmë shtëpitë në shtratin e lumit dhe kur përmbytemi, bërtasim: Ku është qeveria.

Vetëm këtu ankohen se s’kanë lekë për bukë, e në kafene zihen se kush do të paguajë.

Vetëm këtu halli më i madh pasi je operuar është se sa lekë do ti japësh doktorrit, pasi mund ti duken pak.

Vetëm këtu fshatari hedh në kanal prodhimet se s’ka ku ti shesë dhe qeveria e ndihmon të prodhojë edhe më shumë.

E çdo të bëj në një vend tjetër ku ka rregull, qetësi, korrektesë, pak kafene e shumë zyra, pak lloqe e shumë punë. Ky vend është kryeqyteti europian i gallatave.

Madje për këtë, mendoj se duhet duket promovuar një brand turistik.

“Mirësevini në kryeqytetin e gallatave”!

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

U votua në parlamentin italian, si do të veprohet me pensionet e shqiptarëve në Itali

Admirim Sada tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka një muaj që ka ardhur në Shqipëri për të mbledhur vitet e punës...

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.