Mirditë/ Zbulohet një gur me mbishkrime prehistorike (Foto + VIDEO)

994
0

Një gurë mbi të cilin shihen të gdhendura shkrime prehistorike është gjetur në Xhuxhe të Fanit në Mirditë, gjatë punimeve për hapjen e nje shtegu. Guri shkëmbor që tërhoqi menjëherë vëmendjen e punëtorëve për shkak të simboleve të gdhendura mbi të ndodhet mes pyllit dhe askush nuk di të shpjegojë ekzistencën e tij. Punimet janë ndërprerë menjëherë, ndërsa në zonë mbërritën të parët autoritetet vendore. Administratori i Fanit, Kolin Marku, thotë se pritet ardhja e specialisteve të fushës për të analizuar rastin.

“Para tre ditësh disa banorë po hapnin një shteg ju ka bërë përshtypje një gurë me disa shkrime që duken të hershme. Ne si njësi njoftuam Bashkinë dhe Drejtorinë Kulturore të Bashkisë. Kanë ardhur për ta  verefikuar. Duhet të jua lëmë specialistëve se ccfar guri është dhe kujt kohe I përket. Ne jemi të detyruar ta mirëmbajmë” tha Kolin Marku Administrator i Fanit.

Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë Gjergj Marku thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike. Sipas tij objekti pritet të hapë një dritare të re në historinë e kësaj treve dhe me një vëzhgim të parë ai shprehet se ato mund të jenë pintograme

“Këtu është një zonë shumë interesante me shumë histori. Por gjetja e këtij guri e ccon historinë e këtij vendi më në lartësi. Dihet që në zonën e Mirditës të shënuar në histori janë Pintogramet e Rubikut që jan monument i kulturës, të cilat janë mjaftë të vizituara.  Uroj që guri t të jetë I prej historisë I atyre datimeve ky gurë do të jetë një ndër atraksionet më interesante” tha ai.

Në zonën ku është gjetur guri pritet të shkojnë specialistet e Shërbimit Arkeologjik Shqiptar për të përcaktuar vleren historike dhe trashëgimore të këtij guri.