Miratohet marrëveshja për patentat me Greqinë. Marrëveshja parashikon që shqiptarët..

950
0

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen me Greqinë për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit me Greqinë.

Vendimi hyn në fuqi zyrtarisht pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Dy ministrant e Jashtëm të vendeve, Ditmir Bushati dhe Nikos Kocias, firmosën marrëveshjen në datën 11 maj të këtij viti.

Njohja e lejeve të drejtimit ka ndikim pozitiv, pasi do të krijojë lehtësi në qarkullimin e automjeteve midis dy vendeve, ku përfituesit më të mëdhenj janë shtetasit shqiptarë për shkak të numrit të madh të tyre në vendin fqinj.

Marrëveshja parashikon që qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës, për marrjen e lejes së drejtimit greke, e cila ka edhe një impakt financiar nga 700 deri në 1000 Euro, për çdo leje drejtimi të marrë në Greqi.

Qytetarët do të dorëzojnë lejen e drejtimit të marrë në Shqipëri, dhe do të marrin atë greke duke u krijuar mundësi, të qarkullojnë ose të punësohen si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë.