Skip to content

Mira Konçi reagon pas lajmeve për ndarjen nga Shpëtim Saraçi

    Ditët e fundit në media Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi kanë qenë në vëmendje të madhe, për shkak të lajmeve se çifti i ka dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare.

    Shpëtimi nuk ka reaguar pas këtyre lajmeve ndërsa Mira ka reaguar duke postuar në Instagram foto e video ku shfaqet në formë të përkryer, aq sa edhe ndjekësit ia vënë në pah këtë.

    Lajmi i ndarjes u bë fillimisht i ditur nga “Albeu.com”, mirëpo arsyet nuk janë bërë ende të ditura. Çifti u shpërngulën para katër vitesh në SHBA bashkë me familjen e tyre.

    Mira dhe vajza e tyre vazhdojnë të jenë atje, por Saraçi është kthyer në Shqipëri, ndërsa nuk dihet ku po qëndron i biri.

    Për më tepër dyshja nuk ndiqen më as në rrjete sociale dhe kanë fshirë çdo foto të përbashkët.