8.5 C
Tirana

“Minorët e pashoqëruar shqiptarë renditen të tretët në Itali”, avokati: Shkojnë prindërit dhe i braktisin

Date:

Share:

Avokati Darien Levani në në lidhje me Skype nga Italia për “ABC e Mëngjesit” ka folur për minorenët e pashoqëruar shqiptar. Ai ka treguar mënyrën se si ata largohen dhe ku qendrojnë në shtetin fqinj.

Më tej, avokati ka theksuar se Shqipëria është vendi i tretë që përfaqësohet nga më shumë minorenë.

Sipas tij, problemi më i madh është se ata detyrohen të merren me vjedhje dhe mashtrime.

“Edhe mënyrat janë të ndryshme. Mirëpo tipike është ajo ligjore. Janë persona që vijnë me prindërit dhe ata më pas kthehen mbrapsht vetëm. Shpeshherë janë vetë prindërit. Kjo është diçka vitet e fundit, që policia kërkon një dokument kur fëmija është vetëm me një prind. Mirëpo, ky i fundit kthehet. Edhe fëmija i thotë shtetit thotë jam vetëm. Edhe shteti italian ka bërë që vitet e fundit, fëmijën ta përcjell në një komunitet, dhe ata jetojnë në një apartament me shumë të tjerë, edhe kanë një kujdestar. Mirëpo, kjo nuk shkon gjithmonë mirë.

Shifrat flasin janë te numri i tretë. Krahina që përfaqësohet më shumë është Ukraina, pastaj Egjipti, Shqipëria, Bangladeshi dhe Tunizia e me radhë. Përveç vrasjeve që ndodhi dje, ka vjedhje, mashtrime, mirëpo shpërndarës droge jo sepse ata nuk kanë njohje. Sepse ata rrinë të mbyllur, nuk e njohin shumë si komunitet.

Përderisa janë të mitur kanë një leje qendrimi që e kanë me ligj. Problemi është kur mbushin 18 vjeç se duhet ta kthejnë në leje për punë apo studime, sepse jo të gjithë rrinë, pasi nuk bëjnë kurset. Edhe ka nga ata që rrinë disa vite dhe më pas kur mbushin 18 vjeç, për fat të keq kthehen mbrapsht”, u shpreh Levani.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.