Ministrja Manastirliu jep lajmin e madh për transportin publik. Ja cfare vendosi ”Komiteti Teknik i Ekspetëve”

1094
0

Në një deklaratë për mediet, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi hapjen e transportit publik. Ministrja theksoi se ”Komiteti Teknik i Ekspetëve” vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik.

Manastirliu u shpreh se përdorimi i maskës do të jetë i detyrueshëm për qytetarët që përdorin transportin publik. Ministrja shton se nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave.

“Dua t’ju informoj për vendimin e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për transportin publik. Komiteti Teknik i Ekspetëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijojë transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të theksoj se përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm”, u shpreh Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj ministrja bëri me dije edhe skenarët e përgatitur nëse do të ketë shtim të rasteve me Covid-19. “Paralelisht nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapim Spitalin COVID 2, pra ish-Sanatoriumin, dhe në skenarin tjetër, në rast se shifrat kapërcejnë këto kapacitete do të kalohet tek spitali karantinë COVID4 në aksin Tiranë-Durrës”, tha ministrja.