Skip to content

Ministrja Kushi jep lajmin e mire: Libra falas per te gjitha klasat..

    Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka shpërndarë në rrjetin e saj social një lajm të mirë në lidhje me shpërndarjen e librave falas.

    Ajo nënvizon se këtë vit shkollor në skemën mbështetëse të qeverisë shqiptare do të shtohen edhe nxënësit e klasave të 8 dhe 9.

    “Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas.

    Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.” – shkruan Kushi në publikimin e saj.

    Janë rreth 280 mijë nxënës përfitues në total nga kjo skemë mbështetëse, prej të cilëve ndërkohë janë 16 mijë nxënës në arsimin e mesëm të lartë që do të përfitojnë si pjesë e kategorive të veçanta.

    Nxënësit do të pajisen me libra cilësorë të “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”, teksa kjo politikë do të lehtësojë edhe barrën financiare të familjeve shqiptare.