Ministrja jep lajmin e madh: Fundjava pa kufizime, ja cfare ndryshon nga 1 qershori..

640
0

Ministrja e Shëndetësisë diten e sotme deklaroi se kjo do të jetë fundjava e parë pa kufizime të orarit të bizneseve dhe te qytetarëve.

Ministrja deklaroi se do të hiqet edhe kufizimi i qarkullimit nga zonat e kuqe.

“Lëvizjet jo të domosdoshme. Hiqen kufizimet në fundjavë në të gjithë vendin për bizneset dhe qytetarët. Kjo është fundjava e fundit me perimetër mes zonave të kuqe dhe të gjelbra.

Situata e epidemisë nuk ka përfunduar. Kjo fazë duhet të ketë vetë ndërgjegjësim të lartë. Vetëm kështu mund ta gëzojmë lirinë dhe normalitetin e ri. Mos e ulni vigjilencën”, tha Manastirliu.