Ministrja Balluku: Fikni dritat para se të dilni nga shtëpia

239
0

Ministrja e Energjetikës, njëkohësisht zëvendëskryeministre, Belinda Balluku, përmes një mesazhi në Facebook, u sugjeron qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike.

Balluku thotë se është detyrë e çdo qytetari kursimi I energjisë në një kohë krize.

“Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që jeni në shtëpi”, shkruan Balluku në FB.