Skip to content

Ministria e arsimit ben njoftimin e rendesishem: Ditët e humbura të mësimit do te zevendesohen ne..

    Sot Ministria e Arsimit ka bërë publike datat në të cilat do të zëvendësohen katër ditë të humbura mësimi përgjatë këtij viti shkollor.

    Datat e propozuara për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit janë 2 prilli, 30 prilli, 14 maji dhe 28 maji.

    Ministria e Arsimit mbylli për tre ditë shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin për shkak të motit të keq në janar.

    Po ashtu, së fundmi pushim u bë edhe e hëna e 21 marsit, përpos 22 marsit që ishte në kalendarin e festave zyrtare ditë pushimi për shkak të Festës së Sulltan Novruzit.

    Arsyeja ishte kursimi i energjisë elektrike, ne kushtet kur gjithë bota dhe vendi po përballet me rritje te çmimit te energjisë.

    NJOFTIMI

    Bashkëlidhur gjeni shkresën e DPAP-së me nr.494 prot., dhe shkresën e MAS me nr. 1989/1 prot., ku miratohen datat e propozuara për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit në institucionet arsimore parauniversitare.

    Datat janë: 02.04.2022

    30.04.2022

    14.05.2022

    28.05.2022