Ministria bën njoftimin e rëndësishëm, lexojeni përndryshe e pësoni keq

698
0

Ministria e Brendshme iu kujton edhe njëherë të rinovoni kartën e identitetit nëse ajo iu skadon në gjashtë muajt e parë të këtij vitit.

Ndërsa priten që t’iu skadojë afati 1.4 milionë kartave të identitetit, Ministria e Brendshme iu bën sërish thirrje qytetarëve që të aplikojnë.

“Nëse ajo skadon në 6 mujorin e parë të vitit 2019, mos e lër për ditën e fundit. Apliko më herët për t’u ripajisur me kartë ID, evito radhën”- bën thirrje ministria e Brendshme që çuditërisht ‘’harron’’ tiu kujtojë shqiptarëve dhe faturën e kripur që rinovimi i mjeteve të identifikimit ka.

Kuponi për rinovimin e kartës së identitetit kushton 1500 lekë të reja, ndërsa për pasaportën 7500 lekë.

Postimi i Ministrisë së Brendshme:

Verifiko afatin e vlefshmërisë së kartës së identitetit!

Nëse ajo skadon në 6 mujorin e parë të vitit 2019, mos e lër për ditën e fundit. Apliko më herët për t’u ripajisur me kartë ID, evito radhën!

Me kuponin për kartën e ID, që e gjen në çdo zyrë të Postë Shqiptare paraqitu pranë zyrave të ‘Aleat’!