Ministri holandez: Shqipëria nuk është gati për negociatat

517
0
Stef Blok, minister van Buitenlandse Zaken

Në prag të marrjes së vendimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë nga Bashkimi Evropian, ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, ka deklaruar se Shqipëria nuk është ende gati.

Ai është dyshues për një votë pro, dhe kërkon rezultate në luftën kundër korrupsionit.

“Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit”, tha Blok pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Dhoma e Përfaqësuesve kaloi një mocion në qershor në të cilin një shumicë e madhe vendosi kundër bisedimeve të pranimit me Shqipërinë.