Minerali i i cmuar qe fut Shqipërinë në BE? – Reuters: Shqipëria ka depozita të shumta, i nevojiten Europës

Reuters ka shkruar se fundmi nje artikull me titullin: “Europa i bashkohet përleshjes globale për mineralet kritike”, artikull i cili e vë theksin te fakti se, Europa po e humbet betejën globale për metalet dhe se këto të fundit janë duke i mbaruar.

Në kete artikull përmendet edhe vendi yne. “Kapaciteti prodhues i Europës, sidomos në fazën e rafinimit dhe të procesimit  është reduktuar ndjeshëm, sidomos nga konkurrenca me çmime më të ulta, kryesisht nga Kina.

Alarmin e ka ngritur së fundmi edhe shoqata europiane, Eurometaux. “Pesë vitet e ardhshme do të përcaktojnë nëse ne do të kemi sukses në rimëkëmbjen tonë në këtë drejtim, apo nëse të tjera rajone në botë do të futen në garë”-thotë shoqata. Të njëjtin mendim ndan edhe vetë Komisioni Europian.

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian ka detajuar një plan të gjerë, sidomos për të ulur varësinë nga importet, gjë që është ekspozuar ndjeshëm pas shpërthimit të pandemisë.  Bashkimi Europian është duke ndjekur tani të njëjtën rrugë si Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krijimin e zinxhirit të vetë furnizues të metaleve.

Unioni ka të hartuar një listë të mineraleve kritike, mes të cilave edhe platinin.  Pikërisht për këtë arsye, Komisioni Europian këmbëngul për integrimin e Ballkanit Perëndimor në zinxhirin europian të furnizimit, thotë Reuters, duke e arsyetuar këtë me faktin se, Shqipëria ka depozita platini. Edhe Serbia, sipas Komisionit Europian ka rezerva të një grupi metalesh kritike. Edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor kanë rezerva të shumta mineralesh.Roel Korkuti , SCAN

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.