Milioneri e lë të gjithë pasurinë për qytezën e tij, me kusht që t’i plotësohet kërkesa e fundit..

Një qytetar në komunën jugore franceze Tourrettes me emrin Marcelin Arthur Chaix, i ka lënë të gjithë pasurinë qytezës së tij, me kusht që banorët të realizojnë një kërkesë të fundit emocionale.

Marcelin ka vendosur të heqë dorë nga pasuria e tij 2.5 milionë euro, me kusht që ajo të përdoret për ndërtimin e një shtëpie kujdesi për të moshuarit.

Milioneri raportohet se cilëson më tej në testament se shtëpia e kujdesit për të moshuarit duhet të mbajë të paktën 10 të moshuar dhe të hapet në janar 2026.

Akti i bamirësisë i Marcelin kishte si qëllim të ndihmonte të moshuarit në Tourrettes por ka tërhequr vëmendje të gjerë dhe admirim nga i gjithë komuniteti, pas prezantimit të testamentit të tij në bashkinë e qytezës.

Marcelin la një total prej €2.5 milionë euro për komunën e Tourrettes, ku kishte jetuar shumicën e jetës, për të cilën kryebashkiakja Camile Bouge shprehte mirënjohje, siç raporton rrjeti vendas BFM.

“Impjanti nuk duhet të jetë një sipërmarrje fitimprurëse por vetëm sociale. Jemi mirënjohës për bujarinë e bashkë-qytetarit tonë”.

Banorët e qytezës thanë se nuk ishin të habitur nga bujaria e burrit, teksa Marc tha se i ndjeri kishte ndihmuar gjithmonë të tjerët: “Kjo nuk më habit pasi ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte këdo që kishte nevojë”.

Një tjetër vendase, Anne tha: “Unë kam qenë infermiere dhe kujdestare të moshuarish, kjo është një ngjarje e mirë dhe kushti i vendosur është i shkëlqyeshëm”.

Qyteza piktoreske ndodhet në një zonë malore pranë brigjeve Cote d’Azur në jug të Francës, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Një tjetër avion merr flakë, detyrohet të bëjë ulje emergjente, pasagjerët dalin në krahët e Boeing për të shpëtuar (VIDEO)

Një aeroplan pasagjerësh me 178 persona në bord ka marrë flakë pas një defekti në motor dhe është detyruar të devijohet për në Denver....

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.