Një kontribut prej 1500 euro për secilin prej 42 punonjësve të tij. Është dhurata e një sipërmarrësi 73-vjeçar, Siro Della Flora, pronar i kompanisë Metallurgica Legnanese në Rescaldina, në zonën e Milanos. Për shkak të rritjes së kostove të energjisë elektrike dhe gazit për bizneset dhe familjet, ai vendosi t’u japë ndihmë në pagesa atyre që punojnë me të, duke ofruar një shumë që ai e quajti “bonus energjie”.
“U ndjeva i detyruar të kontribuoja për nevojat e familjeve të punonjësve të mi – tha ai për Corriere della Sera, percjell shqiptari.net – Më dukej e drejtë: Mendova ti surprizoja. Nuk është një sakrificë e madhe t’i japësh dorën dikujt. : Nuk kam bërë asgjë të jashtëzakonshme, përkundrazi, më vjen keq për bujën e madhe që ka krijuar”.
Della Flora e cilëson veten si një “bashkëpunëtor mes bashkëpunëtorëve të mi”, prandaj ka dashur të japë një sinjal të fortë afërsie: “Unë e jetoj ditën mes tyre. Një kompani funksionon mirë nëse ka punëtorë të mirë. Nuk dua të Bëj retorikë, por duhet të jetë si një familje e madhe. Nëse nuk ke bashkëpunëtorë të mirë, bën pak punë”.
Një mënyrë e të jetuarit në kompaninë që Della Flora ka mësuar gjatë 63 viteve të veprimtarisë së tij: “Kam dhjetë vjet që jam punonjës – tha ai për gazetën milaneze – e di se çfarë do të thotë të kesh një pronar nëper këmbë. .. Unë e kuptoj se sa e rëndësishme është të kem një marrëdhënie të shëndetshme me punëtorët e mi”./shqiptari.net/