Skip to content

“Mezi presim”/ Rudina Dembacaj zbulon dasmën që do të beje me Mark Frrokun pas koronavirusit

    Lidhja e moderatores Rudina Dembacaj me ish-deputetin Mark Frroku prej disa muajsh është në qendër të vëmendjes se mediave online pas divorcit me ish-bashkëshortin me të cilin ka edhe një vajzë të vogël.

    Së fundmi në emisionin e saj ajo ka patur të ftuar këngëtaren Eneda Tarifa.

    Gjatë bisedës, Dembacaj i ka kërkuar këngëtares që të jetë pjesë e dasmës së saj. Dasma mendohet të jetë pas pandemisë së koronavirusit.

    Eneda ka pranuar me kënaqësi duke shprehur se i pëlqen shumë të dy si çift.

    Pjesë nga biseda:

    Rudina Dembacaj: A do kem nderin të jesh një nga këngëtaret e ftuara në dasmën time të dytë?

    Eneda Tarifa: Aww mishi kokërr, paskemi dasmë.

    Rudina Dembacaj: Po e kemi por të kalojë koronavirusi.

    Eneda Tarifa: Do vij me kënaqësi të madhe sepse çifti juaj realisht më pëlqen dhe shkoni.

    Rudina Dembacaj: Faleminderit mezi po presim, mezi po presim.