“Mezi pres të takoj vëllai im”, tragjedia në familjen shqiptare ne Itali: Brenda vitit iu shuan dy djem

1152
0

Një aksident tragjik ndodhi gjatë orëve të natës së shkuar në Venecia të Italisë. Tre të rinj humbën tragjikisht jetën, mes tyre 2 shqiptarë. Viktimat janë Egli Gjeci 26 vjeç, Altin Hoti, 22 vjeç dhe italiania Giulia Di Tillio, rreth të 20-tave. Ata ishin të gjithë banorë të Portogruaro.

Të rinjtë udhëtonin me makinë, kur në rrethana të cilat po hetohen nga autoritetet italiane, u përplasën me barrierat mbrojtëse dhe më pas përfunduan në lumë. Një tragjedi për të treja familjet e viktimave, që u shuan në lule të rinisë. Por kjo ngjarje është edhe më e rëndë për familjen Hoti, me origjinë nga Kosova, e cila brenda vitit humbet dy djem.